Rënia drastike e Nuri Sahin

Futboll

Rënia drastike e Nuri Sahin

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:45
Rënia drastike e Nuri Sahin

Në 2011-ën u transferua te Reali i Madridit me shumë bojë por që nga ai moment karriera e Nuri Sahin ka ardhur vetëm në rënie. As rikthimi te Borussia e Dortmundit ku spikati si futbollist nuk solli asnjë ndryshim, me mesfushorin turk që pas 2 sezoneve me fanellën e Werder Bremen vendosi që në 2020-ën të rikthehej në vendilindje duke firmosur me Antalyaspor.

Në një sezon e pak Nuri Sahin u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit nga qyteti bregdetar i Antalyas aq sa drejtuesit tashmë i kanë besuar një detyrë akoma edhe më të madhe atë të lojtarit-trajner, pasi pa varur ende këpucët në gozhdë Nuri Sahin është emëruar trajner i ri i Antalyaspor.

Në moshën 33-vjeçare, ai duhet të vendosë nëse do të vazhdojë në rrugën gjithmonë të rrezikshme të trajnerit-lojtar ose, do të heqë dorë nga statusi i tij si futbollist për t’iu përkushtuar vetëm dhe ekskluzivisht stolit. 

Për momentin, gjithçka tregon se ai do të kombinojë të dy pozicionet, që është një fakt i pazakontë në botën e futbollit.

Në rast se kishte dyshime, Aziz Cetin, president i klubit, ka konfirmuar se vetë Sahin do të vendosë se çfarë do të bëjë . Sigurisht, futbollisti ka fituar shumë reputacion në klub. Në pak më shumë se një vit, ai ka mbajtur shiritin e kapitenit dhe është bërë ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat