Një gabim i UEFA-së për Kosovën, mediat serbe llomotisin

Futboll

Një gabim i UEFA-së për Kosovën, mediat serbe llomotisin

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 13:33
Një gabim i UEFA-së për Kosovën, mediat serbe llomotisin

Disa media serbe llomotisin me gjuhën e tyre si gjithmonë idiote e të trajnuar nga kuzhina famëkeqe e Beogradit.

“Logo promovues për Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbollit, i cili u publikua në llogarinë zyrtare në Twitter të UEFA-s, krijoi kaos të madh në Kosovë.

Le ta vizitojmë, UEFA publikoi disa postime në Twitter për të promovuar Kampionatin Evropian të futbollit të ardhshëm, dhe në videon që Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë”, llomotit media serbe “Kurir”.

“Tifozët e të ashtuquajturës Kosova u përgjigjen menjëherë nën videon e diskutueshme me komente se është një "shtet i pavarur" dhe se UEFA kishte gabuar.

Sidoqoftë, në mesin e komenteve, ka edhe nga ata tifozë të futbollit që nuk e kuptojnë vërtet se kujt i përket ai territor, kështu që mund të gjenden përgjigje për pyetje të tilla: "Kosova është zemra e Serbisë’”, shkarravit më tej ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat