Probleme muskulore për Lukakun

Futboll

Probleme muskulore për Lukakun

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:21
Probleme muskulore për Lukakun

Romelu Lukaku ka lënë grumbullimin e kombëtares belge dhe nuk është në dispozicion për ndeshjen ndaj Italisë, pasi ka shfaqur probleme muskulore dhe është rikthyer para kohe në Belgjikë.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Roberto Martinez, që ka shpjeguar se si Lukaku, ashtu edhe Hazard, nuk do të jenë në dispozicion për këtë takim, pasi janë dëmtuar në përballjen me Spanjën të enjten në mbrëmje.

“Lukaku është larguar drejt Belgjikës dhe më vonë do të udhëtojë drejt Londrës, pasi nuk kishte mundësi të jepte kontributin e vet ndaj Italisë. Ka qenë vendim i ndikuar nga gjendja fizike e lojtarit dhe jo një kërkesë e Chelsea-t. E njëjta situatë është edhe me Hazard”, deklaroi trajneri Martinez.

Dëmtimi i sulmuesit belg është konfirmuar edhe nga mediat angleze, teksa vetëm pas rikthimit në Londër pritet që të verifikohet gjendja e tij dhe të llogaritet koha e rikuperimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat