FIFA do të revolucionarizojë pozicionet jashtë loje

Futboll

FIFA do të revolucionarizojë pozicionet jashtë loje

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 12:34
FIFA do të revolucionarizojë pozicionet jashtë loje

Ish-trajneri i njohur francez, Arsene Wenger ka pohuar se pozicionet jashtë loje mund të “automatizohen” për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Si pjesë e rolit të tij si shefi i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit, Wenger ka parë përmirësimin e lojës së bukur me një numër ndryshimesh.

Në mënyrë të diskutueshme, ish-trajneri i Arsenalit po mbron idenë për zhvillimin e Kupë së Botës çdo dy vjet.

Por, përveç kësaj, 71-vjeçari po përqendrohet shumë në vendimet e pozitës jashtë loje dhe beson se një përmirësim i madh po vjen përpara Kupës së Botës 2022.

“Ne duhet të vazhdojmë të përparojmë në shpejtësinë e vendimmarrjes, veçanërisht në aspektin jashtë loje”, ka thënë fillimisht Wenger për The Mirror.

“Në Kupën e Botës më 2022, ne do të jemi shumë më mirë në gjendje të marrim vendime shumë të shpejta për pozitat jashtë loje. Dhe kjo do ta ndalojë lojën më pak sepse kjo është ajo me të cilën mund të fajësohet VAR-i”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat