Karantinë 10-ditore në Madrid

Futboll

Karantinë 10-ditore në Madrid

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:25
Karantinë 10-ditore në Madrid

Pasi përfunduan angazhimin me përfaqësuesen e Brazilit, dy futbollistët e Liverpoolit, Alisson Becker dhe Fabinho, ndryshuan itinerarin dhe nuk u rikthyen në Angli, ku duhet të kryejnë karantinë 10-ditore, por fluturuan menjëherë drejt Spanjës.

Liverpooli nuk mund t’i përdorë futbollistët për ndeshjen e të shtunës ndaj Watfordit, pasi Anglia e ka klasifikuar Brazilin si vend me rrezikshmëri të lartë dhe njerëzit që kthehen nga andej, duhet t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore.

Por ky rregull nuk vlen në shtetin e Spanjës, ndaj Liverpool i ka dërguar direkt në Madrid futbollistët, për t’i pasur gati për sfidën e të martës ndaj Atleticos në Ligën e Kampionëve.

“Ata kanë fluturuar direkt për në Madrid, pasi këtu duhet të respektojnë karantinën. Shpresoj që t’i kemi gati për ndeshjen ndaj Atleticos dhe më pas të kthehen në Angli një ditë më vonë, për të përfunduar karantinën”, thuhet në një deklaratë të klubit të Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat