Abraham stërvitet me grupin, shtrëngon dhëmbët për Juventusin!
Tammy Abraham, për herë të parë që kur u kthye në kryeqytetin italian, u pa në fushën e “Fulvio Bernardini”.
Qendërsulmuesi i Romës do të jetë pjesë e ekspeditës që do të niset këtë pasdite për në Torino. Pra, anglezi do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e nesërme mbrëma kundër Juventusit. Ose si titullar, ose duke filluar nga stoli.
Pas dy ditëve intensive të terapisë, Abraham u stërvit me grupin këtë mëngjes në seancën e fundit, së pari në palestër dhe më pas në fushë. Së pari analiza taktike në ekranin e madh të fushës C, pastaj pjesa taktike nën syrin vigjilent të Mourinhos dhe stafit mjekësor.
Thembra e Abrahamit dha përgjigje më shumë se pozitive dhe ai është grumbulluar për ndeshjen e madhe kundër Juventusit.