Inzaghi: Kur Lautaro goditi nuk e kuptoi që Dimarco ishte i shtrirë në tokë

Futboll

Inzaghi: Kur Lautaro goditi nuk e kuptoi që Dimarco ishte i shtrirë në tokë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:23
Inzaghi: Kur Lautaro goditi nuk e kuptoi që Dimarco ishte i shtrirë në tokë

Pas humbjes me përmbysje ndaj ish-skuadrës së trij Lazios në shtëpinë e këtyre të fundit, ka folur në mikrofonat e “DAZN”, trajneri i Interit, Simone Inzaghi. 

Ai ka thënë se në episodin e golit të 2-1 lojtarët kanë humbur ndeshjen dhe mendtë. 

“Kur Lautaro goditi nuk e kuptoi që Dimarco ishte i shtrirë në tokë.

Në atë aksion kemi humbur ndeshjen dhe mendtë. Ishte një episod i rëndë që ka vendosur ndeshjen, por do të duhet që të përmirësohemi që të mos ndodhë më”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat