Koeman: Pas dy humbjesh ka ardhur koha të fitojmë

Futboll

Koeman: Pas dy humbjesh ka ardhur koha të fitojmë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:20
Pas dy humbjesh ka ardhur koha të fitojmë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur para përballjes sonte në mbrëmje kundër Dinamos së Kievit.

Barça është e dënuar të fitojë këtë përballje, teksa vjen pas dy humbjesh radhazi.

Praktikisht edhe pse është vetëm mesi i tetorit, presioni mbi Barçën është maksimal dhe tekniku Kuman e ka të qartë.

Megjithatë, ai ka qenë i qetë në daljen para mediave, duke i kujtuar tifozëve të Barcelonës të mos krijojnë asnjë iluzion në këtë sezon në Ligën e Kampioneve.

"Në sezonin e kaluar luajtëm dy herë kundër Dinamos dhe i fituam të dyja përballjet.

Por në këtë sezon do të jetë më e vështirë, sepse kanë një ekip më të mirë. E dimë se kjo ndeshje është si një finale për ne. Praktikisht luajmë të ardhmen tonë në Champions në këtë përballje. Pas dy humbjesh ka ardhur koha të fitojmë", thotë Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat