Trepça ’89 shkëputet në krye të Grupit A, Besa shënon fitoren e parë

Futboll

Trepça ’89 shkëputet në krye të Grupit A, Besa shënon fitoren e parë

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:40
Trepça ’89 shkëputet në krye të Grupit A, Besa shënon fitoren e parë

Trepça ’89 nga Mitrovica vazhdon ne serinë e mirë të rezultateve në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 3:2 në konak të Drenasit. Vëllaznimi nga Gjakova si vendas zhgënjen, barazon 1:1 me Rahovecin.

Besa nga Peja shënon fitoren e parë me rezultat 2:1 ndaj A&N.

Pas javës së 9-të, Trepça ’89 kryeson me 21 pikë duke e lënë pas Vëllaznimin 19, Onix 15 pikë etj. Besa është në fund me 4 pikë.

Grupi A

Besa – A&N                 2:1
Drenasi – Trepça ’89      2:3
Vëllaznimi - Rahoveci     1:1
Trepça - Onix                    3:2
Istogu - Liria                     1:0

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat