Rrahmani deri më tani numëron dy gola me Napolin

Futboll

Rrahmani deri më tani numëron dy gola me Napolin

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 19:06
Rrahmani deri më tani numëron dy gola me Napolin

Amir Rrahmani duket tjetër lojtar nën urdhëratë e trajnerit, Luciano Spalletti.

Deri më tani, ani pse ka rivalë dy bisha si Ostas Manolas dhe Kalidou Koulibaly, Amiri ka zbritur në fushë në gjashtë ndeshje, duke luajtur 490 minuta në total në të gjitha garat.

Arsyeja përse ka kaq shumë minuta dhe do të ketë në vazhdim të sezonit, është trajneri, Luciano Spalletti.

Ai insiston se për të s’ka emra, por do të zbresin në fushë ndeshje pas ndeshje ata që stërviten më së miri, ata që punojnë për të dhënë më të mirën për Napolin dhe kjo nuk i mungon Rrahmanit, që synon edhe më shumë në karrierë.

“Mua nuk më pëlqen të flas për “turn over”, pasi të gjithë futbollistët janë njësoj, Përderisa luajnë te Napoli, janë gati të japin kontributin e tyre, ndaj kundër Legias do të zbresin në fushë ata që janë në formën më të mirë, sepse na duhet patjetër fitorja”, deklaroi tekniku Spalletti.

Amiri deri më tani numëron dy gola me Napolin dhe duke parë formën që po kalon, Spalletti do të vazhdojë t’i japë minuta për t’u rritur edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat