Turneu përkujtimor Rama - Domi mbahet më 21-22 nëntor 

Futboll

Turneu përkujtimor Rama - Domi mbahet më 21-22 nëntor 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:44
Turneu përkujtimor Rama - Domi mbahet më 21-22 nëntor 

Zyrtarizohet turneu përkujtimor “Rama - Domi” në futboll.

Pas shumë viteve rikthehet turneu përkujtimor për legjendat e futbollit, Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët humbën jetën në fshatin Volljakë të Klinës, me 22 nëntor të vitit 1987.

Sot gjithçka u qartësuan pas një takimit mes Fabian Veselit, president i klubit Dukagjinit të Klinës,  Arbon Deskut, veprimtar i shquar dhe donator në gjeneratën e sakrificës, ish drejtor i KF Prishtinës dhe ish drejtor i KF Dukagjinit dhe Agim Ademit, president i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Eroll Salihut, drejtor për çështje sportive dhe këshilltar senior ligjor.

Gjatë këtij takimit në FFK, u bisedua për shumëçka sa i përket turneut që do të mbahet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku marrin pjesë skuadra e Prishtinës, Liria e Prizrenit, Vëllaznimi i Gjakovës dhe organizatori Dukagjini. 

Më 21 nëntor, në orën 11.30 bëhet hapja e turneut nga Agim Ademi, ndërsa në orën 12.00 luhet gjysmëfinalja e parë, ndërsa gjysmëfinalja e dytë në orën 14.00.

Më 22 nëntor zhvillohet finalja e madhe në orën 13.00.

“Ftojmë të gjithë ish bashkëlojtarët e Ramës e Domit, tifozët, miqtë, shokët, dashamirët e futbollit që të janë të pranishëm me 21-22 nëntor në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë”, thonë organizatorët. 

Duhet kujtuar, Rama e Domi shumë vite ish pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, kur garonte në ligën e parë ish jugosllave, pastaj Domi luajti edhe Vëllaznim, ndërsa Rama në KF Liria.

Ditët kur humbën jetën, Rama ishte pjesë e Lirisë dhe Domi e Vëllaznimit. Ndeshja e fundit e tyre ishte mes Lirisë e Vëllaznimit, e cila përfundoi me rezultat 1:0 për vendasit (në kuadër të ligës së dytë ish jugosllave, grupi i Lindjes).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat