Suarez dëshiron të qëndrojë në Atletico

Futboll

Suarez dëshiron të qëndrojë në Atletico

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:04
Luis Suarez

Luis Suarez shpreson të qëndrojë në Atletico Madrid përtej sezonit aktual, sipas gazetës spanjolle ‘Marca’.

Kontrata e Suarez me klubin skadon në verë, por 34-vjeçari mbetet një lojtar vendimtar, pasi ka shënuar pesë gola këtë sezon.

Atletico do të marrë kohën e tyre përpara se të ulet me uruguaianin pasi duan të shohin nëse aftësia e tij fizike qëndron.

‘El Pistolero’ ishte një nga lojtarët kyç në triumfin e madrilenëve sezonin e kaluar duke e fituar titullin kampion në La Liga, teksa kishte shënuar 21 gola në 32 paraqitje.

Suarez këtë sezon ka shënuar katër gola në tetë paraqitje në La Liga, kurse pesë gola në 11 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat