West Ham fiton ndaj Tottenhamit

Futboll

West Ham fiton ndaj Tottenhamit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:14
West Ham fiton ndaj Tottenhamit

West Ham ka shënuar fitore në shtëpi në derbin londinez ndaj Tottenhamit.

Vendasit ia dolën të arkëtojnë pikët e plota duke fituar me rezultat minimal 1:0.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet pavarësisht shanseve.

Posedimi ishte i barabartë me Spurs më të rrezikshëm, por të pasuksesshëm.

Në pjesën e dytë, ishte West Ham që gjeti rrugën drejtë golit duke shënuar përmes Michail Antonio që mori një harkim të bukur nga Cresswell.

Ky gol ishte i mjaftueshëm për West Hamin që të arkëtojë pikët e plota.

Me këtë fitore, West Ham ngritët në pozitën e katërt me 17 pikë, derisa Tottenham bie në vendin e gjashtë me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat