Liverpooli turpëron keq Manchester Utd, Salah shënon het-trik

Futboll

Liverpooli turpëron keq Manchester Utd, Salah shënon het-trik

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:47
Liverpooli turpëron keq Manchester Utd, Salah shënon het-trik

Manchester Utd pëson humbjen të rëndë në “Old Trafford”.

Futbollisti Mohamed Salah realizon het-trik për fitoren e thellë të Liverpoolit, me rezultat 5:0 ndaj Manchester Utd.

Manchester në heshtje, as laiku më i madh nuk e ka pritur këtë rezultat katastrofë. 

Për trajnerin Solskjaer duke se janë orët më të vështira, që edhe mund të shkarkohet pas këtij rezultati turpërues. 
Manchester Utd për 13 minuta pësoi dy herë, ku shënuan Keita (5') e Jota (13'). Më pas del në skenë Salah duke shënuar het-trik (38', 45+5') e 50') e për fitoren bindëse.

Në minutën e 60-të, Manchester Utd mbetet me një lojtar me pak, Pogba përjashtohet direkt me karton të kuq. Mesfushori francez u përjashtuar për një ndërhyrje të ashpër dhe të rrezikshme nga Naby Keitas.

Cristiano Ronaldo u paraqit titullar me Manchester Utd por me bashkëlojtarë nuk ia doli të ndalin sulmin si uragan të rivalit.

Pas javës së nëntë në Premier League, Chelsea kryeson me 22 pikë, pasojnë Liverpooli me 21, Manchester City 20, West Ham 17, Brighton 15, Tottenham 15, Manchester Utd 14 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat