Letensberg Gidej, vendos rekord të ri të botës

Futboll

Letensberg Gidej, vendos rekord të ri të botës

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 19:00
Letensberg Gidej, vendos rekord të ri të botës

Atletja nga Etiopia, Letensberg Gidej, vendosi rekord të ri të botës në gjysmëmaratonën e zhvilluar në Valenci të Spanjës.

Atletja e mirënjohur nga Etiopia, mbylli garën e gjysmëmaratonës me kohë 1 orë, 2 minuta e 52 sekonda, duke tejkaluar rekordin e vendosur nga Rut Çepengetiç, për më shumë se një minutë.

Për atletën nga Etiopia, që ka fituar medaljen e bronzit në Lojrat Olimpike në Tokio, në 10 mijë metra, aktualisht është rekordi i tretë i botës në 3 disiplina të ndryshme.

Ajo ka kohën më të mirë edhe në dispilinën e 5 mijë dhe 10 mijë metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat