Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë

Futboll

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:21
Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë

Fundjava që lamë pas ishte shumë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë.

Faqja e njohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë një renditje të legjionarëve shqiptarë që kanë spikatur me paraqitjet në skuadrat e tyre respektive.

I pari në këtë klasifikim është sulmuesi Aristidi Kolaj i cili vlerësohet me notën 7,9 teksa i ka dhënë fitoren Alesandrisë së tij 1-0 ndaj Krotones në Serinë B italiane.

I dyti në këtë renditje është Lindon Selahi i cili vlerësohet me notën 7,6 teksa është aktivizuar me Rijekën e tij në fitoren 0-2 kundër Lokomotivës së Zagrebit në 92 minuta lojë.

I treti është Endri Çekiçi i cili është vlerësuar me notën 7,5, i cili ka dhuruar një asist për golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Kaizerispor.

I katërti në këtë klasifikim ndodhet portieri Gentian Selmani, teksa vlerësohet me notën 7,4 i cili ka kryer një paraqitje dinjitoze në triumfin minimal me Bolusporin 1-0 ndaj ish-skuadrës së tij, Menemenspor.

I pesti në këtë renditje është Xhakomo Vrioni i cili vlerësohet me notën 7,3, teksa i ka dhuruar fitoren në minutën e 90′ Tirolit të tij 0-1 ndaj ekipit Admira në Superligën e Austrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat