Suspendohen Mourinho, Inzaghi, Spalletti dhe Gasperini

Futboll

Suspendohen Mourinho, Inzaghi, Spalletti dhe Gasperini

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 19:34
Jose Mourinho dhe Luciano Spallett

Trajnerët Jose Mourinho, Luciano Spalletti, Simeone Inzaghi dhe Gian Piero Gasperini kanë marrë ndëshkimet, pasi u ndëshkuan me të kuq në vikend.

Trajnerët u larguan nga fusha gjatë xhiros së fundmit në Seria A.

Trajneri i Romës, Mourinho, i Interit, Inzaghi dhe i Atalantas, Gasperini u ndëshkuan me të kuq gjatë ndeshjeve, derisa Spalleti mori të kuqin pasi u mbyll ndeshja Napoli – Roma.

Spalleti insistoi se e komplementoi arbitrin, por shpjegimi nuk u pranua nga komisioni disiplinor.

Në fakt, Spalleti dhe Gasperini edhe u ndëshkuan me gjobë 5 mijë euro.

Të gjithë trajnerët janë të suspenduar për ndeshjet e radhës, pra në xhiron e 10-të.

Roma u gjobit me 10 mijë euro shkaku i diskriminimeve që iu bën tifozëve të Napolit, derisa është hapur edhe hetime tjera për raste raciste për sulmuesin Victor Osimhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat