Mbyllet në mënyrë dramatike pjesa e parë e derbit Tirana-Partizani

Futboll

Mbyllet në mënyrë dramatike pjesa e parë e derbit Tirana-Partizani

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Mes përleshjeve e ndërhyrjeve nga tifozët, mbyllet në mënyrë dramatike pjesa e parë e derbit Tirana-Partizani

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të madh në Shqipëri mes Tiranës dhe Partizanit.

Fundi ishte mjaft dramatik, teksa pas tetë minutave shtesë, Tirana arriti të kalonte në epërsi 1:0 pas një goli të shënuar nga penalltia në minutën 45+8.

Paraprakisht, kishte një konfrontim fizik mes lojtarëve të të dyja ekipeve, pas një ndërhyrje të palejuar.

Ndërkaq, gjatë pjesës së parë, ndeshja u ndërpre për shkak të mjeteve piroteknike që tifozët i hudhën në stadium. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat