Jurgen Klopp i fiksuar pas talentit të Dortmund, e do te Liverpooli!

Futboll

Jurgen Klopp i fiksuar pas talentit të Dortmund, e do te Liverpooli!

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 10:16
Foto

Jurgen Klopp është një fans i madh i mesfushorit të talentuar të Liverpool Jude Belingham dhe madje është aq i fiksuar pas tij saqë u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës të bëjnë një tentativë për ta afruar në një nga dy sesionet e ardhshme të merkatos.

Me 3 gola dhe 6 asiste në 14 ndeshje janë këto statistikat e Belingham në këtë sezon, me Liverpoolin që për momentin ka shfaqur vetëm interes dhe asgjë më tepër.

Ndërkohë që Borussia Dortmund e vlerëson lojtarin rreth 70 milionë euro një shifër e konsiderueshme kjo për një 18-vjeçar, por e pranueshme në të njëjtën kohë duke patur parasysh faktin që Dortmundi e bleu para 2 vitesh kur ishte vetëm 16 vjeç nga një skuadër e një kategorie inferior si Birningham për 23 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat