Kroatët ia thonë këngës, që serbët i shokon 

Futboll

Kroatët ia thonë këngës, që serbët i shokon 

Nga: K.Goca Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:23
Kroatët ia thonë këngës, që serbët i shokon 

Në të tetën e finales së Kupës së Kroacisë në futboll, Dinamo nga Zagrebi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj BSK në Bijelo Brdo, e përpos që ishte nxehtë në fushë ishte edhe në tribuna.

“Ndeshja u ndoq nga disa qindra shikues dhe pak pas fillimit të ndeshjes, rreth njëqind tifozë të  “Bad Blue Boys” – BBB, hyjnë në tribuna. 

BBB këndonte: “Më lindi nëna kroate, më rriti toka kroate, isha kroatë dhe do të jem kroatë, rroftë NDH”, dhe më pas thirrën “Ne kroatët” disa herë...”, shkruan media kroate “Index.hr”.

“Bijelo Brdo është një fshat rreth 15 kilometra larg Osijekut”, shkruan më tej.

Media serbe “espreso” është e irrituar dhe shkruan mes të tjera: “Se sa janë të prirur ustashët, e treguan edhe në ndeshjen e Kupës së Kroacisë kundër BSK-së në Bijelo Brdo, fshat ku sipas regjistrimit të fundit, shumica e banorëve nga viti 1961 janë serbë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat