Ahmedi, kampion në Bjellorusi tri javë para fundit

Futboll

Ahmedi, kampion në Bjellorusi tri javë para fundit

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 23:04
Ahmedi, kampion në Bjellorusi tri javë para fundit

Valon Ahmedi kampion i Bjellorusisë me Shakhtyor Soligors.

Na javën e 27-të të kampionatit bjellorus, skuadra e 27-vjeçarit shqiptar fitoi 2-3 me përmbysje në fushën e Gomel-it, rezultat që e shpall matematikisht kampion, pasi diferenca mes kundërshtarët më të afërt, Bate Borisovin dhe Dynamo Minskun është 10 dhe 11 pikë.

Shakhtyor Soligorsi do të luajë edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit, ndërsa rivalët e afërt vetëm tri.

Ahmedi në takimin e kësaj të mërkure u aktivizua në minutën e 58-të dhe asistoi për golin e dytë të skuadrës së tij të shënuar nga Skavysh.

Gjatë këtij sezoni, ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka shënuar tre gola në 21 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat