Malisheva assesi të këndellet, mundet nga Drita 

Futboll

Malisheva assesi të këndellet, mundet nga Drita 

Nga: K.G. Më: 30 tetor 2021 Në ora: 14:55
Malisheva assesi të këndellet, mundet nga Drita 

Malisheva vazhdon me serinë e zezë të rezultateve, shtatë ndeshje pa fitore, dy barazime e pesë humbje, bilanc katastrofë.

Fitorja e fundit e Malishevës është regjistruar me 18 shtator, kur e mundën me rezultat 1:0 Feronikelin.
Malisheva mposhtet në Gjilan me 1:0 nga Drita. 

Skuadra nga Gjilani ngadhënjeu duke iu falënderuar autogolit të Hotit në minutën e 14-të. 

Drita merr kreun e tabelës me 22 pikë pas 12 jave në elitën e futbollit të Kosovës, por ka një pikë më shumë e një ndeshje se Ballkani e Gjilani dhe Malisheva bie në pozitën e shtatë me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat