Hysaj ndërron rolin, por i njëjti për kritikat!

Futboll

Hysaj ndërron rolin, por i njëjti për kritikat!

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 18:50
Hysaj ndërron rolin, por i njëjti për kritikat!

Elseid Hysaj ka luajtur për 90 minuta gjatë përballjes dramatike mes Atalantës dhe Lacio. Ekipi nga Bergamo barazoi në minutat e fundit falë gjuajtjes së saktë të De Roon.

Ndërkohë mbrojtësi shkodran shihet si fajtor në këtë rast pasi kishte në markim De Roon, por nuk arriti që ta bllokojë goditjen e tij.

Mbrojtësi shkodran ndërroi krahun në këtë takim duke u rikthyer në pozicionin e tij natyral si mbrojtës i djathtë. Ndërkohë legjionari tjetër shqiptar, Odise Roshi, ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të takimit mes Maniaspor dhe Boluspor.

“Raketa e Kombëtares” ka dhuruar një asist në minutën e 65 për Kasongon duke e dërguar rezultatin përkohësisht në 1-2, megjithëse vendasit barazuan me anë të Eken në të 73.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat