Atalanta-Manchester United, ja formacionet e mundshme

Futboll

Atalanta-Manchester United, ja formacionet e mundshme

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 10:36
Ilustrim

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Atalantas dhe Manchester United, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Atalanta dhe Manchester United gjenden në Grupin F së bashku me dy skuadrat e tjera si ajo e Villarrealit dhe e Young Boys.

Në xhiron e fundit në këtë garë, Manchester United dhe Atalanta u takuan në stadiumin “Old Trafford”, ku fitore regjistruan “Djajtë e Kuq” me rezultat të ngushtë 3:2.

Sa i përket renditjes tabelare, Manchester United zë vendin e parë në Grupin F me gjithsej gjashtë pikë, dy më shumë se Villarreali e Atalanta që pozicionohen në vendet dy dhe tre.

Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku tek Atalanta nuk do të paraqiten Djimsiti, Gosens, Hateboer dhe Pessina, kurse te Manchester United do të mungoj mbrojtësi suedez Victor Lindelof.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Atalanta (3-4-3): Musso; Lovato, Demiral, De Roon; Zappacosta, Freuler, Koopmeiners, Maehle; Ilicic, Zapata, Pasalic

Manchester United (3-5-2): De Gea; Maguire, Varane, Shaw; Wan-Bissaka, Fernandes, McTominay, Fred, Telles; Ronaldo, Rashford

Grupi F

21:00 Atalanta – Manchester United (Stadiumi Old Trafford).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat