Frikë nga Shqipëria

Futboll

Frikë nga Shqipëria

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:58
Frikë nga Shqipëria

Katër pikë në dy ndeshjet e fundit në grup, ndaj Shqipërisë dhe San Marinos do e kualifikonin kombëtaren e Anglisë direkt në Botërorin e Katarit.

Një objektiv mëse i arritshëm kjo nga ana e skuadrës së “Tre Luanëve’ që pasi mat forcat me kombëtaren tonë sfidon një ndër ekipet më të dobëta të paktën në letër të grupit.

Megjithatë për mbrojtësin Reece James gjithçka mund të ndodh dhe Anglia do jap maksimumin ndaj dy kombëtareve.

“Në këtë moment skuadra jonë po performon mirë dhe po krijon shumë shanse për gol. Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Ne i kemi analizuar kundërshtarët. Kemi dy ndeshje që mund të fitojmë për t’u kualifikuar dhe ky është qëllimi ynë tani”.

Përballja e 12 Nëntorit në “Wembley” do të jetë ndeshja e gjashtë mes Anglisë dhe Shqipërisë, me të gjitha sfidat që kanë parë fituese kombëtaren e “Tre Luanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat