Politano rezulton pozitiv me COVID-19

Futboll

Politano rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:24
Matteo Politano

Sulmuesi italian ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Matteo Politano është infektuar me virus në prag të ndeshjes që Napoli e zhvillon ndaj Interit.

Napoli përmes një komunikate ka bërë të ditur për infektimin e Politanos.

“SSC Napoli informon se Matteo Politano ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas një testi të kryer dje”, thuhet në një deklaratë të klubit”.

“Lojtari, i cili ka marrë të dyja dozat e vaksinës, është asimptomatik dhe është i izoluar në shtëpinë e ti”, shkroi klubi në komunikatë.

Napoli përballet nesër me Interin nga ora 18:00, dhe Politano do të jetë një mungesë e rëndësishme e Luciano Spallettit.

Hirving Lozano pritet të startojë në sulmin e Napolit së bashku me Victor Osimhen dhe Lorenzo Insigne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat