Kur përplasen trajnerët

Futboll

Kur përplasen trajnerët

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 19:29
Kur përplasen trajnerët

Po zhvillohet ndeshja derbi e xhiros së 12-të në Premier League, në mes të Liverpoolit dhe Arsenalit.

Vendasit kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0, me golin e shënuar me kokë nga Sadio Mane në minutën e 39-të, shkruan Gazeta Olle. Pak para shënimit të golit, pati një përplasje të ashpër mes dy trajnerëve, Arteta Dhe Klopp.

Gjithçka filloi pasi Arteta reagoi pas një ndërhyrje në futbollistin e Arsenalit, teksa Klopp u nervozua me atë reagim.

Situata mund të eskalonte po mos të vepronin shpejt pestarët e stafit të të dy taboreve për t’i ndaluar trajnerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat