Edon Zhegrova e Pajtim Kasami, spektakolar në Kazakistan

Futboll

Edon Zhegrova e Pajtim Kasami, spektakolar në Kazakistan

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 18:22
Edon Zhegrova e Pajtim Kasami, spektakolar në Kazakistan

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami, bëjnë mrekullinë në Almaty të Kazakistanit.
Kairat Almaty avancoi me 1:0, 2:1 por shqiptarët e përmbysën këtë epërsi.

Baseli ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Kairat Almaty, në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit H të Conference League.

Zhegrova shënon për 2:2 në minutën e 69-të dhe pas 4 minutave (73’) edhe Kasami për 2:3. Edon Zhegrova e Pajtim Kasami, spektakolar në Kazakistan

Kasami startoi nga minuta e parë e Zhegrova futet në minutën e 64-të. Kasami ndëshkohet me karton të verdhë në minutë e 66-të. Taulant Xhaka aktivizohet në minutën e 88-të.

Për Kairat Almaty shënuan: Love (23'), Hovhannisyan (56') dhe për Baselin realizuan Arthur (45'-nga penalltia), Zhegrova (69') e Kasami (73'). Baseli kryeson me 11 pikë e Almaty është në fund me 1 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat