Juventus interesohet për Depayn

Futboll

Juventus interesohet për Depayn

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:02
Memphis Depay.

Klubi italian po synon të bëjë përforcime në repartin ofanzivë.

Skuadra e Juventusit duket se nuk është e kënaqur me opsionet që ka momentalisht në repartin e sulmit.

Zonja e Vjetër tashmë është duke monitoruar disa futbollistë që të transferojë njërin prej tyre në fund të edicionit

Sipas ‘El Nacional’, në mesin e të preferuarve te ‘Bianconerët’ është futbollisti i Barcelonës, Memphis Depay.

Depay iu bashkua Barçës verën e kaluar si futbollistë i lirë, por nuk ka treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe gjiganti spanjoll është i hapur për shitjen e tij.

Juve është e gatshme të shpenzojë për blerjen e holandezit, dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga “Camp Nou”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat