Mirlind Daku shënon në ndeshjen dramatike në Kroaci 

Futboll

Mirlind Daku shënon në ndeshjen dramatike në Kroaci 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:01
Mirlind Daku shënon në ndeshjen dramatike në Kroaci 

Ish futbollisti i Llapit nga Podujeva dhe Ballkanit të Therandës, Mirlind Daku, shënon në minutën e 88-të, në ndeshjen dramatike në Kampionatin e Kroacisë.

Daku me Osjekun shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Lokomotivës së Zagrebit.    

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Sandra Kulenoviqit (9’) pas asistimit të shqiptarit Enis Çokaj, ndërsa Darko Nejashmiq (40’) barazoi rezultatin, kurse fitoren vendasve e siguruan Mirlind Daku (88’) e Ivan Fioliç (90+6).

Në minutën e 79-të, Daku futet në lojë dhe rezultoi suksesshëm për Osijekun, duke shënuar fitore të madhe para shikuesve të vet.

Për Lokomotivën u paraqit standard Enis Çokaj i cili u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 90+3 dhe Arbër Hoxha e Indrit Tuci futen në minutën e fundit, por pa sukses, dolën duarthatë nga Osijeku. 

Pas javës së 17-të në Kampionatin e Kroacisë, Osijeku kryeson me 34 pikë, ka katër më shumë e një ndeshje se Rijeka e dyta. Lokomotiva është e pesta me 22 pikë nga 17 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat