Di Maria s’kishte se si t’i ikte pyetjes për Mbappen

Futboll

Di Maria s’kishte se si t’i ikte pyetjes për Mbappen

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:44
Di Maria s’kishte se si t’i ikte pyetjes për Mbappen

Angel di Maria, mesfushori i Paris Saint Germain,  ka qenë i ftuar i programit “Rothen” te RMC Sport.

Ai ka folur për shumë tema, duke zbuluara gjëra interesante.

Di Maria s’kishte se si t’i ikte pyetjes edhe për të ardhmen e Kylian Mbappe, nëse do të rinovojë apo do të largohet, me Real Madridin që po e pret krahëhapur.

I pyetur se a po i bëjnë presion, a apo i flasin që të rinovojë me PSG-në dhe të qëndrojë, Di Maria u përgjigj:

“Jo, realiteti është se kjo lloj gjëje është një vendim personal. Kylian e di se çfarë drejtimi dëshiron t’i japë jetës së tij, karrierës së tij të lojës. Natyrisht do të donim t’i thonim të rinovojë, të mos largohet, por janë vendime personale. Është një dhuratë të kesh mundësinë për të luajtur me të.

Është vërtet mbresëlënëse. Lidhja që kam pasur me të është shumë e mirë dhe të mund të luaj me lojtarë të tillë është e jashtëzakonshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat