Shkëmbi: Përmirësimi vjen ndeshje pas ndeshje

Futboll

Shkëmbi: Përmirësimi vjen ndeshje pas ndeshje

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 15:25
Shkëmbi: Përmirësimi vjen ndeshje pas ndeshje

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka dalë në konferencë për shtyp ku ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Kastriotit.

Tekniku i bluve theksoi se përmirësimi vjen ndeshje pas ndeshje dhe jo menjëherë si me buton, ndërsa shtoi se peng i kanë mbetur ndeshjet me Laçin dhe Partizanin.

“Kur gjërat nuk shkojnë mirë, gjithnjë mendon se mund të kishe bërë ndryshe, diçka më mirë. Peng ndoshta kam atë ndeshje me Laçin dhe Partizanin. Duhej të bënim më shumë, në disa ndeshje kemi bërë mirë, por nuk kemi marrën rezultatin. Por, këtë fazë janë tre ndeshjet, dy me Tiranën një në kupë dhe kampionat dhe ndeshja në Shkodër ku duhet të ishim sjellë shumë ndryshe”.

Përballja me Kastriotin? “E shikoj një ndeshje të vështirë, të gjitha skuadrat nuk kanë disnivel. Nuk ka një skuadër që dominon për 90 minuta. Kastrioti armën kryesore ka luftën dhe këtë e dimë. Është një ndeshje që duhet të bëjmë mbi maksimumin dhe këto tre pikë do të na jepnin qetësi për vazhdimësinë.

Duke marrë shkas nga ndeshja e fundit, rastet e pastra duhet t’i shënojmë dhe të jemi më të përqëndruar në fazën mbrojtëse. Kundërshtarët na rrezikojnë ose shënojnë që në momentin e parë, por përmirësimi vjen ndeshje pas ndeshje dhe jo me buton”.

Gjendja e skuadrës, kush mungon? Nuk janë në dispozicion po ata futbollistë që nuk ishin as me Egnatian. Sidibe, Bardhi, Haxhiu do të vazhdojnë të na mungojnë, por mungesat nuk janë justifikim”, u shpreh Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat