Mund të ketë një aleat befasues për Juventusin

Futboll

Mund të ketë një aleat befasues për Juventusin

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 17:59
Mund të ketë një aleat befasues për Juventusin

Mund të ketë një aleat befasues për Juventusin në lidhje me lamtumirën e mundshme të Aaron Ramsey.

Sipas ESPN, një zgjidhje që mund të kënaqë bardhezinjtë dhe lojtarin mund të vijë nga interesimi i Jurgen Klopp dhe i Liverpool-it të tij për mesfushorin.

Në fakt, duket se Ramsey pëlqehet nga trajneri gjerman prej kohësh.

Madje, Klopp duket se e ka ndjekur me vëmendje që nga momenti i largimit të futbollistit nga Arsenal-i, sepse është i bindur për cilësitë e tij.

Zgjidhja e mundshme e kontratës mes uellsianit dhe Zonjës së Vjetër mund të nxitet pikërisht nga ky interes i rëndësishëm i Të Kuqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat