Gjimshiti asiston, Zapata errëson ‘Zonjën e Vjetër’ 

Futboll

Gjimshiti asiston, Zapata errëson ‘Zonjën e Vjetër’ 

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:54
Gjimshiti asiston, Zapata errëson ‘Zonjën e Vjetër’ 

Atalanta shpesh herë është e papërshtatshme për Juventusin, ashtu ishte edhe sonte në Torino, duke shënuar fitore me rezultat 1:0. 

Në minutën e 28-të, reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti me mjeshtri asistoi deri te futbollisti Duvan Zapata, i cili futet brenda 16-shit e me goditje të fuqishme shënoi në pjesën e epërme.

“Zonja e Vjetër” u errësua nga ky gol dhe nuk ia doli që të barazon përkundër orvatjeve deri në minutën e fundi.

Në minutën e 85-të, Gjimshiti u ndëshkua me karton të verdhë.

Pas javës së 14-të në Serie A, Atalanta renditet në vend të katërt me 28 pikë e ka 7 më shumë se Juve që zë pozitën e tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat