Pique bën liderin e Barcelonës

Futboll

Pique bën liderin e Barcelonës

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 21:55
Pique bën liderin e Barcelonës

Gerard Pique është padyshim një nga emrat te të cilët Çavi Hernandez bazohet më shumë për ringritjen e Barcelonës. Mbrojtës i katalanasve është një lider dhe një nga ata të cilët ndjejnë më shumë fanellën legjendare, me përkushtim maksimal që ta shohë përsëri të kthehet në majë.

Kjo u pa qartë edhe në takimin e djeshëm kundër Vijareal, ku Barcelona fitoi me shifrat 3-1. Katalanasit ishin në ankth për rezultatin, por 10 minuta para fundit, Depaj tundi rrjetën e i ktheu përsëri në avantazh. Ndërsa të gjithë festonin, Pike mori përsipër rolin e liderit, duke dhënë udhëzimet për skuadrën.

“Djem, kokën, më shumë se kurrë përdorni kokën. Të qetë. Luani me kohën, asnjë ngut. Faulle, të hedhje në tokë, gjithçka. Të qetë, nuk mund të humbasim këto tre pikë djem”, issin fjalët e Pikesë në ato çaste pranë shokëve të skuadrës,

Një motivim epik për të bërë gjithçka që të siguroheshin tre pikë, në mënyrë që starti i Xavit në pankinën e klubit katalanas të vazhdonte të ishte fitimtar në la Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat