Muja: Nuk duhet të ketë vend për dëshpërim

Futboll

Muja: Nuk duhet të ketë vend për dëshpërim

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 22:24
Muja: Nuk duhet të ketë vend për dëshprim

Futbollisti i Dritës, Arbnor Muja, theksoi se humbjet janë pjesë e lojës dhe me bashkëlojtarë duhet të tregohen profesionistë e të japin maksimumin.

“Ne vijmë nga një humbje, por për nesër jemi përgatitur shumë mirë dhe mendoj se nuk ka ndeshje të lehtë në këtë kampionat, por me seriozitet maksimal mund të dalim fitimtar.

Pas humbjes duhet të mendojmë dhe veprojmë si profesionist të vërtetë dhe nuk duhet të ketë vend për dëshpërim.

Humbjet janë pjesë të lojës, ne përgatitemi shumë para çdo ndeshje dhe kemi besim të plotë poashtu kemi besim te stafi i trajnerëve dhe ata tek ne, prandaj besoj që në ndeshjen e nesërme do të kërkojmë dhe marrim maksimumin”  ka thënë Muja.

Trajneri Ardian Nuhiu u pyet për ndeshjen e kaluar, për cka theksoi se DRITA ka një grup me shumë potencial që mund të japin shumë.

“Në ndeshjet derbi krijohen pak raste, ne kishim dy raste të pastërta derisa kundërshtari na ndëshkoi nga një gjysëm rast. Jemi të vetëdijshëm për dëshprimin e tifozëve, si ata edhe ne si staf dhe futbollistët dhe këto ditë kemi punuar të ngrisim moralin e ekipit. Ne mundohemi ta harrojmë, ne e dijmë që është një rrugë me pengesa dhe po në derbi një të tillë nuk arritëm ta kalojmë.  

Duhet theksuar se kemi një grup të ri dhe e kemi pritur se do të kemi luhatje. Skuadra jonë ka një të ardhme shumë të mirë, me futbollistë cilësorë, prandaj ky grup me kalimin e kohës do të vijë në shprehje shumë më mirë në fazën e dytë të kampionatit", përfundoi Nuhiu.

Muja foli për mungesën në disa ndeshje, ku edhe konfirmoi lëndimin që i zgjati për më shumë se dy muaj, porse tashmë  e ka kaluar atë.

Për ndeshjen FC DRITA – KF Dukagjini te skuadra jonë janë të gatshëm të gjithë futbollistët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat