Rikthim në “shtëpi”

Futboll

Rikthim në “shtëpi”

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:05
Rikthim në “shtëpi”

Partizani do të rikthehet të luajë në “Air Albania”. Stadiumi më modern në vend, aktualisht nuk është i gatshëm të presë ndeshje për shkak se mirëmbajtësit e fushës kanë vendosur ta rehabilitojnë për një javë.

Ky afat nisi më 25 nëntor dhe përfundon më datë 2 dhjetor, duke i hapur rrugën Partizanit që ta luajë në Tiranë ndeshjen e javës së 11-të ndaj Skënderbeut.

Kundër Teutës, të kuqtë qenë spostuar në Elbasan për shkak të kësaj mbylljeje të stadiumit “Air Albania” dhe nuk u doli keq sepse arritën të fitojnë me përmbysje e të shmangnin një goditje të madhe për ta.

Kështu, është vendosur që ndeshja të luhet të shtunën në orën 16:45.

Pritet një betejë e bukur, duke qenë se janë dy ekipe, që bëjnë lojë korrekte dhe duan të kenë topin sa më shumë në kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat