Henry e pranon

Futboll

Henry e pranon

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:35
Henry e pranon

Legjenda e Arsenalit dhe kombëtares franceze, Thierry Henry e ka cilësuar skuadrën e Jurgen Klopp pas ndeshjes me Evertonin, si skuadër e një planeti tjetër.

Henry gjithashtu ka pohuar se po të ishte ende duke luajtur futboll, nuk do të donte të luantë përballë kësaj skuadre.

“Për mua ata janë në një planet tjetër. Katër gola ndaj Arsenalit, katër ndaj Sauthamptonit, katër Evertonit, dhe katër mund të ia shënojnë edhe Wolverhamptonit, sepse ata mund të bëjnë gjithçka me klasin që kanë. Intensiteti që kanë në fushë, presioni i lojës dhe paraqitja e tyre është e mahnitshme.

Paramendojeni që Henderson-Alcantara-Fabinho kanë luajtur vetëm tre ndeshje së bashku, nuk mund të imagjinoj që mund t’i sfidojë dikush këtë treshe nëse janë gjithmonë së bashku”, - ka thënë Henry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat