Shkëmbi: Na pret një javë vendimtare

Futboll

Shkëmbi: Na pret një javë vendimtare

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 13:13
Shkëmbi: Na pret një javë vendimtare

Bledi Shkëmbi doli në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Laçin në transfertë, kur Dinamo shkon më synimin për të marrë tri pikët.

Vijmë pas një fitoreje të vështirë më Kastriotin. E kam thënë që na duhen pikë për t’u ngritur, sidomos në aspektin psikologjik. Do të mundohemi të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme përballë një prej skuadrave më të mira të kampionatit.

Mungesat: “Për fat të keq vazhdojmë të kemi probleme me dëmtimet. Na penalizon dalja me karton të kuq e Maliqit. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi. Kam besim te të rinjtë që do t’u jepet shansi.”

Objektivat e Dinamos: “Është kampionat shumë i vështirë. Kam besim se do të luftojmë për zonën sipër. Në momentin që do të na bashkohen të gjithë lojtarët, jam i bindur që do të jemi më të fortë. Java që vjen do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë.

Për fitoren në Laç: “Në fazën e parë na mori Laçi një pikë në minutën e fundit. Do të shkojmë për të zhvilluar një ndeshje perfekte në fushën e Laçit, për të marrë fitoren. Ndoshta në fund të ndeshjes mund të jemi të kënaqur me barazimin, por kurrsesi nuk shkojmë për një pikë. Duhet parë në fund se çfarë ke dhënë dhe sa ke merituar.

Nuk na tremb Laçi, sepse kemi luajtur dhe nuk na ka mundur. Nuk na ka mundur as Partizani, as Teuta. Shpresojmë që javën tjetër ta na kthehet ndonjë nga lojtarët e dëmtuar, sepse do të luajmë çdo tri ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat