Pochettino zbulon lojtarin më të fortë të PSG-së

Futboll

Pochettino zbulon lojtarin më të fortë të PSG-së

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Pochettino zbulon lojtarin më të fortë të PSG-së

PSG është një skuadër e mbushur me yje, por njëri prej tyre është i veçantë. Mauricio Pochettino e zbulon në prononcimin për mediet përpara sfidës së ditës së nesërme kundër Lens në Ligue 1.

Ai është Marco Verratti, mesfushori italian, i cili është pjesë e PSG-së prej vitit 2012, kur la Pescara dhe kaloi nga Serie B në elitën e futbollit francez.

“Marco është shumë i fortë, ne e shohim një gjë të tillë në ndeshjet dhe stërvitjet tona.

Është një lojtar që i pëlqen të rrezikojë dhe të marrë përgjegjësi përsipër.

Ai ka qenë i pafat me dëmtimet e pësuara, që më së shumti kanë ardhur nga shkelmat që merr nga lojtarët kundërshtarë.

Gjithsesi, unë mund ta them pa frikë që Verratti është një nga lojtarët më të fortë që kam stërvitur, flas në aspektin fizik”, deklaroi Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat