Chiellini: Gjërat fryhen në media kur flitet për Juventusin

Futboll

Chiellini: Gjërat fryhen në media kur flitet për Juventusin

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:21
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini, kapiteni i Juventusit, nuk është shmangur së fundmi kur është pyetur në një intervistë për Sky Sport Italia në lidhje me hetimet që kanë nisur për bardhezinjtë për shkak të fryrjes së çmimeve të transferimeve.

Chiellini mes të tjerash është shprehur: “Kam folur qartë të martën, duke thënë fjalë të thjeshta dhe shumë të rëndësishme. Nuk i thashë i pari, por përsërita fjalët e trajnerit.

Janë ditët e para të hetimit dhe kur bëhet fjalët për Juventusin amplifikohen gjërat. Duhet të presim dhe të përpiqemi t’i kthejmë diçka një klubi që na ka dhënë kaq shumë.

Ne kemi një detyrim moral të jemi të bashkuar për të krijuar diçka edhe më të bukur”.

Chiellini mes të tjerash ka folur edhe për mbylljen e karrierës dhe ka theksuar se do vazhdojë deri kur të ketë energji për ta bërë diçka të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat