Reprezentuesi i Kosovës, shpërthen me katër gola në Suedi 

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës, shpërthen me katër gola në Suedi 

Nga: K.Goca Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 17:39
Reprezentuesi i Kosovës, shpërthen me katër gola në Suedi 

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Kastriot Selmani, shpërthen me katër gola në ndeshjen e javës së fundit të Kampionatit të Suedisë.

Selmani është kreatorë i fitores së Hammarby-t me rezultat 5:3 ndaj Kalmarit, në takimin e javës së 30-të. 

Për Hammbarby-n shënuan Astrit Selmani (6', 19', 23' e 50'), Matko (76') dhe për Kalmarin Jansson (33'), Ring (56') e Israelsson (73')

Selmani u zëvendësua në minutën e 74-të.

Hammarby përfundon në vend të pestë me 53 pikë e Kalmar i gjashti me 47.

Selmani ka shënuar gjithsej 9 gola gjatë këtij kampionati. Malmo është kampion me 59 pikë, duke e lënë pas AIK-un me 59 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat