Roma pëson fiasko nga Interi

Futboll

Roma pëson fiasko nga Interi

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:45
Roma pëson fiasko nga Interi

Roma mbetet larg luftës për titullin e kampionit në Serie A. 

Romakët pësuan fiasko si vendas me rezultat 3:0 nga Interi, në ndeshjen e javës së 16-të. 

Gjithçka përfundoi në 45 minutat e parë, kur zikaltrit realizuan tri herë përmes futbollistëve Calhanoglu (15'), Dzeko (24') e Dumfries (39'). 

Duhet theksuar minutën e 15-të, Calhanoglu ka befasuar mbrojtjen dhe portierin e verdhekuqve duke shënuar direkt nga goditja e këndit.

Kjo humbje trajnerin e Romës, Jose Mourinho, e bën me dhimbje koke.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla u paraqit standard për Romën, i cili u zëvendësua në minutën e 61-të.

Milan kryeson me 38 pikë, pasojnë Interi 37, Napoli 36 e Roma është në të pestin me 25 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat