Qetësohen tifozët e Juves

Futboll

Qetësohen tifozët e Juves

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:55
Qetësohen tifozët e Juves

Pas vitesh të tëra pritje tifozët e Juventusit mund të qetësohen përsa i përket rinovimit të kontratës së benjaminit të skuadrës Paulo Dybala.

E zeza mbi të bardhë me shumë gjasa do të hidhet për Krishtlindje me sulmuesin argjentinas që do të rinovojë me bardhezinjtë deri në verën e vitit 2026 marrëveshjen aktuale që i skadon në fund të këtij viti.

Dybala ishte përcaktues për Juven në javën e fundit të kampionatit duke shënuar golin e dytë në suksesin 2-0 ndaj Genoas .

Në ditët e ardhshme agjenti i Dybalas do të mbrrijë në Torino me Jorge Antun që do të diskutojë me drejtuesit e Juves detajet e fundit për rinovimin.

Paulo Dybala është pjesë e Juventusit që nga vera e vitit 2015-të kur la Palermon për t’u transferuar te bardhezinjtë për shifrën e 40 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat