Trajneri i Shkupit: Goli bie nga gabimi ynë

Futboll

Trajneri i Shkupit: Goli bie nga gabimi ynë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 18:18
Trajneri i Shkupit: Goli bie nga gabimi ynë

Sot në Çair në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët vendas, u zhvillua derbi shqiptar në mes skuadrës së Shkupit dhe Shkëndijës, ndeshje kjo vlefshme për xhiron e  17-të të ligës së parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse pas disa rasteve të pastërta për të shënuar, në pjesën e parë portat ngelën të pa prekura dhe kështu u mbyll me rezultatin 0:0.

Në pjesën e dytë serinë e golave e hapi skuadra mysafire ne minutën e 71-të me golashënues Sindrit Gurin, ndërsa për FC Shkupin goli erdhi nga goditja e lirë në minutën e 88-të, nga një gjuajtje fantastike Freddy Alvarez barazoi shifrat në 1:1.

Të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit tentuan deri në fund të ndeshjes për të shënuar edhe golin e fitores, por nuk arritën dhe ndeshja përfundoi me barazim.

“Ishte një ndeshje e vështirë duhej t’i shfrytëzonim rastet tona në pjesën e parë sepse në ndeshje të tilla rastet duhet shfrytëzuar në maksimum, sigurisht edhe ata kishin rastet e tyre por falë Kikos nuk u penalizuam.

Goli erdhi nga gabimi jonë, por zëvendësimet freskuan lojën dhe me një goditje maestrale nga Freddy ne arritëm të barazojmë rezultatin. Mendoj që rezultat i tillë është më se real. Urime deri tek futbollistët dhe tifozët qe erdhën dhe na mbështetën deri në fund.

Ne jemi këtu së bashku pothuajse më tepër se 7 muaj dhe po punojmë shumë për t’i arritur objektivat tona që i kemi deri në fund të sezonit”, tha kryetrajneri i Shkupit Goce Sedloski, pas përfundimit të ndeshjes.
Kujtojmë që FC Shkupi vazhdon të qëndroj lider i tabelës me 39 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat