Chelsea barazon në Rusi

Futboll

Chelsea barazon në Rusi

Nga: K.G. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:20
Chelsea barazon në Rusi

Chelsea barazon me rezultat 3:3 në terren të papërshtatshëm të St Petersburg të Rusisë, ndaj Zenitit.

Futbollisti Timo Werner në minutën e 2-të e kalon në epërsi skuadrën angleze.     
Claudinho në minutën e 38-të barazon rezultatin 1:1.

Në minutën e 42-të, Zeniti avancon me 2:1 me golin e Sardar Azmoun.

Në minutën e 62-të, sulmuesi i spikatur Romelu Lukaku barazon rezultatin 2:2. 

Në minutën e 87-të, Werner shënon golin e dytë dhe për 2:3 të Chelsea.

Në fund të takimit, Erokhin barazon rezultatin 3:3. 

Chelsea e Juventusi kualifikohen në të tetën e finales së Champions League, Zeniti në Europa League. 

Grupi H
Juventus - Malmo 1:0 (1:0)
Zeniti - Chelsea 3:3 (2:1)

Tabela
1. Juventus        6    5    0    1    10:6    15
2. Chelsea    6    4    1    1    13:4    13
3. Zeniti    6    1    2    3    10:10    5    
4. Malmo 6    0    1    5    1:14    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat