Lojtari i Bayernit: Kisha frikë

Futboll

Lojtari i Bayernit: Kisha frikë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:20
Lojtari i Bayernit: Kisha frikë

Joshua Kimmich është dorëzuar dhe ka vendosur të kryejë dozën e vaksinës. Ylli i Bayern Munchen është një nga “rebelët” që nuk ka pranuar të marrë vaksinën e koronavirusit deri tani.

26-vjeçari u infektuar me Covid-19 disa ditë më parë, teksa drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë e kërcënuar me ulje rroge dhe mos aktivizim.

“Xholi” i skuadrës së Nagelsmann kaloi ditë ditë në karantinë bashkë me Serge Gnabry, Jamal Musiala, Eric-Maxim Choupo-Moting, and Michaël Cuisance, për shkak se nuk pranonin urdhrin për t’u vaksinuar.

Lojtari i kombëtares gjermane i ka dhënë fund pasigurisë së tij dhe në një prononcim për ZDF pranon më në fund se do të vaksinohet.

“Është e vështirë të përballesh me frikë dhe shqetësim, ky është shkaku pse kam qenë i pavendosur për një kohë kaq të gjatë, por tani kam vendosur të vaksinohem”, deklaroi Joshua Kimmich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat