Rekordi i Cristiano Ronaldo ndaj Atletico Madrid

Futboll

Rekordi i Cristiano Ronaldo ndaj Atletico Madrid

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 17:44
Cristiano Ronaldo

Manchester United do të përballet me Atletico Madridin në fazën e ardhshme në Champions League.

Shorti i UEFA Champions League e vendosi fillimisht United kundër PSG, por më pas ripërsëritja e procesit bëri që ‘Djajtë e Kuq’ të kenë një tjetër kundërshtar.

Atletico Madrid, një skuadër shumë e fortë taktikisht, do të jetë përballë United. Por, për skuadrën nga ‘Old Trafford’ ka një shpresë. Quhet Cristiano Ronaldo.

Rekodri i portugezit është i jashtëzakonshëm përballë ‘Rojiblancos’, ndaj të cilëve dy fitore i ka vetëm në finalet e Champions League.

Portugezi është përballur në total 35 herë me Atletico Madrid, ku ka shënuar 25 gola, nga të cilat 4 het trike.

Po ashtu, 16 herë është dalë fitues. Ronaldo dominonte Rojiblancos me fanellën e Real Madrid, por më pas edhe me Juventus.

United ka një armë të fortë me vete për dy ndeshjet e radhës. Ronaldo e njeh mirë skuadrën nga Madridi. Shpresat janë tek ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat