Mourinho: Më pëlqen rezultati, jo loja

Futboll

Mourinho: Më pëlqen rezultati, jo loja

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 12:42
Mourinho: Më pëlqen rezultati, jo loja

“Më pëlqyen dy golat me goditje nga këndi, sepse dje u stërvitëm në grupe për 25 minuta”, tha Mourinho në intervistën e zakonshme pas ndeshjes me Spezias. Më pas ai tha se se nga kjo ndeshje i pëlqeu vetëm rezultati dhe jo loja.

“Më pëlqen rezultati, jo loja. Nuk ishte një ndeshje e vështirë, duke filluar nga pjesa e parë, ne dhuruam dhe humbëm shumë topa të lehtë. Kurrë nuk kemi pasur qarkullim të mirë të topit. Pas 2-0 më pëlqeu edhe përpjekja e Ibanezit, i cili qëndroi në fushë me vështirësi”, tha Mourinho.

Sa i përket lëndimeve të shumta dhe sfidës së radhës me Atalantën, trajneri portugez u shpreh:

“Do të shohim. Ibanez mbeti në fushë, pasi Smalling ishte jashtë, ai ndjeu diçka. Shpresoj që të jetë më shumë një çështje lodhjeje.

Atalanta është një skuadër e fortë, me një skuadër të madhe. Do të jetë e vështirë. Për Zaniolo, nuk e di, ai nuk kishte një dëmtim serioz, por le të shohim. Do të jetë e vështirë kundër Atalantës, si dhe me Sampdoria-n”, ka shtuar Mourinho..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat