Barcelona është e vendosur të konkurrojë me Juventusin dhe Milanin për sulmuesin e River Plates, Julian Alvarez.
Sulmuesi 21-vjeçar argjentinas ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon për klubin e River Plates, me 18 gola dhe shtatë asistime në 21 ndeshje të ligës, duke tërhequr vëmendjen e shumë prej klubeve më të mira evropiane.
Milani ka lëvizur për Alvarez tashmë, duke dërguar skautët në Argjentinë për ta ndjekur më nga afër, ndërsa Juventusi ka kërkuar informacion për lojtarin gjithashtu.
River Plate po punon për të ofruar një rinovim të kontratës për Alvarez, me marrëveshjen e tij aktuale që do të skadojë në dhjetor 2022, dhe lojtari po vlerëson idenë e nënshkrimit të rinovimit një ose dy-vjeçar, megjithëse është e qartë se klauzola e lirimit prej 25 milionë euro nuk mund të jetë ndryshuar ose hequr.
Siç raportohet nga ‘Calciomercato.com’, Barcelona tani po kërkon të hyjë në betejë për Alvarez. Blaugranët do të ndihmoheshin nga një rinovim i kontratës, pasi ata po favorizojnë një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje të bashkangjitur dhe jo një blerje të plotë.
Alvarez ka deklaruar më herët entuziazmin e tij për të luajtur për Barcelonën një ditë dhe kështu interesi i palës katalanas do t’i detyrojë Juventusin dhe Milanin të punojnë shpejt nëse duan të arrijnë një marrëveshje përpara se të konfirmohet e ardhmja në Spanjë.